array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë se FSK është pajisur me armatim të prodhuar në Suedi

Deklarata

Carl Gustav 84mm (prodhim suedez). Anti tank FSK e ka tashme. TA GËZOJ FSK, ARMATIMI MË I SOFISTIKUAR

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “Carl Gustav 84mm (prodhim suedez). Anti tank FSK e ka tashme. TA GËZOJ FSK, ARMATIMI MË I SOFISTIKUAR” është i rremë. Ministria e Mbrojtjes thotë se FSK-ja nuk posedon sistemin “Carl Gustav”. Kosova ka vendosë të blejë sistemin e raketave Javelin, i cili prodhohet në SHBA dhe i njëjti përdoret edhe nga ushtria amerikane dhe trupat detare të saj.

Artikulli

Më datë 24.03.2024, në grupin në Facebook ‘DIASPORAmeALBININ’ (arkiva) është publikuar një fotografi e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ia mbuluar fytyrën me një armë në duar.

Mbi fotografi është vendosur mbishkrimi “Carl Gustav 84mm (prodhim suedez). Anti tank FSK e ka tashme. TA GËZOJ FSK, ARMATIMI MË I SOFISTIKUAR”.

I njëjti postim është bërë edhe në faqen në Facebook, ‘Diaspora me Albinin’ (arkiva).

Krypometri ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nëse FSK-ja posedon këtë lloj të armatimit, si pretendohet në fotografi e përshkrim.

Maqedonci ka thënë se FSK-ja ka disa sisteme të tjera të armatimit.

“Jo, janë do sisteme tjera nga Gjermania, Turqia dhe SHBA (Javelin), por jo Carl Gustav. Në fakt, e kemi pasë një ndër opsionet për blerje të këtij sistemi, por këtë sistem, pra ‘Carl Gustav’, nuk e kemi specifikisht”- ka thënë Maqedonci për Krypometër.

Më 11.01.2024, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte konfirmuar se Kosova i ka nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”.

“Për sistemin ‘Javelin’ është dërguar kërkesa dhe e njëjta është pranuar nga SHBA”– tha Maqedonci.

Ai më pas, më 12/02/2024, sqaroi se ka përfunduar periudha 30-ditore (arkiva) e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, e se tashmë është hapur rruga që të vazhdohet me hapat e tjerë.

Raketat Javelin u prodhuan dhe zhvilluan për ushtrinë amerikane dhe trupat detare të saj.

Në faqet në Facebook dhe Tiktok janë publikuar disa video të armëve me pretendimet se të njëjtat i posedon Ushtria e Kosovës, mirëpo kjo ishte mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.