array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video të armatimit që paraqitet rrejshëm si donacion për Kosovën 

Deklarata

Donacion i ri dhe shumë i fuqishëm Elhamdulilah për hajr na koft

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “Donacion i ri dhe shumë i fuqishëm Elhamdulilah për hajr na koft” është i rremë. Kosova, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk i ka marrë donacion pajisjet dhe automjetet luftarake që shihen në këtë video. Krypometër ka gjetur se këto pamje janë marrë nga panairin i armëve International Defense Exhibition IDEX, që është mbajtur Abu Dhabi.

Artikulli

Më 05.02.2024 faqja në Facebook “Rosu” ka publikuar një video me mbishkrimin “Donacion i ri dhe shumë i fuqishëm Elhamdulilah për hajr na koft” (Arkivi). 

Në këtë video janë prezantuar disa armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake, për të cilat është thënë se i janë dhënë Kosovës si donacion.

Krypometër, përmes kërkimeve në ‘Google Lens’, ka gjetur se pamjet që shihen në këtë video janë xhiruar në panairin e armëve International Defense Exhibition IDEX, që është mbajtur Abu Dhabi.

Për të verifikuar pretendimet e bëra në videon e publikuar nga faqja “Rosu”, Krypometër ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjës, të cilët kanë thënë se Kosova nuk ka marrë donacion këtë lloj të armatimit që është prezantuar në këtë video.

“Nuk kemi pranuar një donacion të tillë”- ka thënë këshilltarja politike në Ministrinë e Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Ajo ka thënë se pnë këtë video shihen “pamje të panaireve të kompanive që prodhojnë armë”.

Në faqen zyrtare të ministrisë së Mbrojtjes nuk ka njoftim që Kosova ka pranuar pajisje të tilla ushtarake si donacion.

Në korrik të 2023-ës, Kosova ka blerë (arkiva)  dronë Bayraktar TB-2. Më 20.07.2023, Ministria e Mbrojtjes (arkiva) kishte thënë se se brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës ekziston një kornizë për sa i përket përdorimit të dronëve.

Kosova kishte nisur një kërkesë (arkiva) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, më 12.02.2024 kisthe thënë se ka përfunduar periudha 30-ditore (arkiva) e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, e se tashmë është hapur rruga që të vazhdohet me hapat e tjerë.