array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena se në Banjskë janë vrarë pesë terroristë

Deklarata

Vjen lajmi shumë pritur, deri më tani Policia e Kosovës ka ekzekutuar 5 kriminel serb nga 30. Lufta ende vazhdon

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i videos “Vjen lajmi shumë pritur, deri më tani Policia e Kosovës ka ekzekutuar 5 kriminel serb nga 30. Lufta ende vazhdon” është i rremë. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese nga grupi terroist i udhëhequr nga Millan Radoiçiq. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati pesë muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë.

Artikulli

Më 24.09.2923 profili në “TikTok” “albinkurti_rks” ka shpërndarë një video me titullin “Pesë sulmues Serbë të vrarë në veri nga luftimet me Policinë e Kosovës”. Përveç kësaj, është publikuar edhe një mbishkrim që thotë “Vjen lajmi shumë pritur, deri më tani Policia e Kosovës ka ekzekutuar 5 kriminel serb nga 30. Lufta ende vazhdon”.

Pamja e publikuar është shpërndarë në të njëjtën ditë kur është regjistruar sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24.09.2023.

Çfarë ka ndodhur në Banjskë?

Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist.

Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati pesë muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë.

Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje edhe se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL-i për rastin e Banjskës.

Për të verfikuar konstatimin e publikuar, Krypometër ka verifikuar deklarimet e bëra nga burime zyrtare. 

Me datë 27.10.2023, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e kishte konfirmuar për KallxoPernime (minuta 30:14) se vetëm tre persona që ishin pjesë e grupit terrorist të udhëhequr nga Millan Radoiçiq ishin vrarë gjatë sulmit në Banjskë. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e sulmit më 24.09.2023, kishte thënë se personat e armatosur janë rrethuar nga Policia te manastiri i Banjskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të së dielës më 24 shtator 2023, e janë lënduar dy të tjerë.

Kurti disa herë e ka përmendur se vetëm tre terroristë janë vrarë në ditën e sulmit, më 24.09.2023 këtë e kishte ripërsëritur edhe në Këshillin e Sigurimit derisa ishte duke u përballur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Më 24 shtator të vitit të kaluar, rreth 80 trupa paramilitarë të organizuar dhe të mbështetur nga Serbia, nisën një sulm ndaj Policisë së Kosovës, duke rezultuar me vdekjen e oficerit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy të tjerëve. Më 27 shtator shpalli tri ditë zie për terroristët që u vranë nga operacioni antiterrorist i Policisë. E vërejtët që Vuçiq po kujtonte disa serbë të plagosur apo të lënduar në incidente të ndryshme, por ai nuk përmendi tre serbë të vrarë? Pse nuk i përmendi ata? Sepse ai e di se ata janë terroristë që ishin të mbështetur, të financuar dhe orkestruar nga ai. Kjo është arsyeja pse tre serbët e vrarë nuk u përmendën fare”- deklaroi Kurti.