array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i paargumentuar se kush qendron mbrapa ‘Lëvizjes për largim nga feja” 

Deklarata

Tronditet opinioni shqiptar, Radojcic dhe Dodë Gjergji janë personat që qëndrojnë pas ‘Lëvizjes për largim nga feja Islame të shqiptarëve

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi me mbishkrimin “Tronditet opinioni shqiptar, Radojcic dhe Dodë Gjergji janë personat që qëndrojnë pas ‘Lëvizjes për largim nga feja Islame të shqiptarëve” nuk është i argumentuar. Në një përgjigje për Krypometër, Ipeshkvia e Kosovës ka thënë se ky institucion dhe Dodë Gjergji nuk qëndrojnë mbrapa kësaj lëvizje. Personat që e kanë iniciuar lëvizjen për braktisjen e Fesë Islame e kanë mohuar çfarëdo lidhje me Millan Radoiçiqin dhe Dodë Gjergjin. Prokuroria Themelore e Kosovës kishte filluar grumbullimin e provave për të parë “nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit”.

Artikulli

Më 12 janar 2024, në Facebook (arkiva) është publikuar një fotografi me mbishkrimin ‘Shikoni tradhëtarët shqipëtarë’.

Në fotografi është vendosur një shkrim që thuhet “Tronditet opinioni shqiptar, Radojcic dhe Dodë Gjergji janë personat që qëndrojnë pas ‘Lëvizjes për largim nga feja Islame të shqiptarëve”.

Fotografia është marrë nga video e transmetimit të takimit të “këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame, me moton- Të jemi vetëm shqiptar”.

Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër ka kontaktuar me Ipeshkvinë e Kosovës të cilët e kanë demantuar këtë lajm.

Don Fatmir Koliqi, zëdhënës i Ipeshkvisë, ka thënë për Krypometër se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me Ipeshkvinë.

“Trillime të tilla që kanë objekt ipeshkvin tonë, janë jo vetëm të paskrupullta, por edhe të liga. Ne e lusim Zotin që t’i falë trilluesit, ashtu si Jezusi lutej për keqbërësit: “Fali, o Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”. Lëvizja e Deçanit nuk ka të bëjë me Ipeshkvin tonë, as me Ipeshkvinë. Sepse, ne e promovojmë kthimin, jo braktisjen”- thuhet në përgjigjen e Koliqit të datës 31/01/2024.

Në këtë fotografi shihet edhe kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi.

Krypometër ka kontaktuar me Gashin për të konstatimet e bëra së mbrapa lëvizjes qëndron personi i dyshuar për sulmin në Banjskë, Millan Radoiçiq. 

“Grupi i Deçanit e kanë inicu këtë takim, kam qenë pjesë e këtij takimi sepse jam autor i Platformës kombëtare për shqiptarët, me ftesë kam shku. Na e kena marrë ftesën që në Deçan do të takohen personalitete të ndryshme që janë të pakënaqur me veprimet e islamit politik, gjegjësisht radikal, në raport me kombin shqipëtar. Atë ditë platforma jonë ka qënë në stadin e draftit dhe unë kam shku me bindjen që do të kemë një takim në ndonjë lokal të denjë për prezantimin e platformës. Dhe kemi përfundu aty.”- ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk është pjesë e Lëvizjes vullnetare për braktisjen e fesë islame.

Krypometër ka kontaktuar edhe me anëtarin e kësaj Lëvizjeje, Vesel Lekaj, i cili ka thënë për këto deklarata nuk qëndrojnë dhe janë nga njerëz ‘naivë’.

“E kam pa këtë lajm para dy tri dite, këto janë deklarata naive, shumë naive. Ne jemi mësu me këto deklarata. Njerëzit që bëjnë këso deklarata janë kundër popullit tonë, pas këtyre qëndron një opus i madh i atij vrullit anti shqiptar, ata që kanë shkru janë primitivë. Këto deklarata duken naive, ekstremi në Kosovë ka kaluar çdo kufi. Kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk jemi kundër fesë. Një ditë,  këto valë anti shqiptare do të marrin fund përgjithmonë, e dimë që nuk është e lehtë me thy këtë propagandë, por ne do ta stopojmë. Ne jemi Evropë e jo Lindje e Mesme”- ka thënë për Krypometër Vesel Lekaj pjesë e kësaj Lëvizjeje.

Më 21 tetor të vitit të kaluar është formuar Këshilli iniciues për formimin e Lëvizjes për Braktisje vullnetare e Fesë Islame.

Ndërsa tri ditë më vonë, më 26 tetor, Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet rreth kësaj Lëvizjeje.

“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e këtyre qytetarëve dhe iniciativës së tyre, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht sot, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”- kishte thënë më 26.10.2023 për KALLXO.com, Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës.