array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për deputetin Eman Rrahmani 

Deklarata

8000 Euro të shkoni në Qabe! Ama, për “terroristët” e Vetëvendosjes për xhep t’vetin është pak dhe, çmimi për në Qabe duhet me shku deri 20 mijë euro! Kush si ka ua paguan Albin Kurti dhe pushteti i tij në Kosovë udhëhiqet me mesazhin, Elhamdulilah, e rahmani e rahimëS’ka gjë nga kjo mbetje me pushtet aziatiko-erdoganiste

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “8000 Euro të shkoni në Qabe” dhe “Kush si ka ua paguan Albin Kurti” është i rremë. Edhe fotografia e përdorur në këtë postim është e manipuluar, pasi në fotografinë reale, deputeti Eman Rrahmani nuk ka çantë në dorë. Deputeti Eman Rrahmani ka thënë se koston për shkuarjen në Haxh e ka mbuluar nga kursimet e familjes së tij. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se partia nuk i mbulon kostot për shkuarje të deputetëve në Haxh. Çmimi për shkuarjen në Haxh nga Kosova sivjet ishte 6,300 euro, e jo 8,000 euro si është thënë në këtë postim.

Artikulli

Më 29.04.2024, faqja në Facebook me emer “Maqedonia Shqiptare” ka publikuar një fotografi të deputetit të Lëvzjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani (arkiva) me mbishkriimin: “8000 Euro të shkoni në Qabe! Ama, për “terroristët” e Vetëvendosjes për xhep t’vetin është pak dhe, çmimi për në Qabe duhet me shku deri 20 mijë euro! Kush si ka ua paguan Albin Kurti dhe pushteti i tij në Kosovë udhëhiqet me mesazhin, Elhamdulilah, e rahmani e rahimëS’ka gjë nga kjo mbetje me pushtet aziatiko-erdoganiste”. 

Krypometër, përmes kërkimeve në Google Lens, ka gjetur se fotografia origjinale është postuar nga deputeti Eman Rrahmani më 09.07.2022 në rrjetin e tij social. Në fotografinë reale, deputeti nuk ka çantë në dorë, si paraqitet në publikimin e faqes Maqedonia Shqiptare”.

Faqja me emer “Maqedonia Shqiptare” në postim ka pretenduar se deputetit Eman Rrahmani, kryerjen e ritualit të Haxhit, ia ka paguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvzjes Vetëvendosje.

Për të verifikuar këtë, Krypometër ka kontaktuar me deputetin Eman Rrahmani, i cili ka thënë se një pretendim i tillë është i rremë.

“Lajm i pa vërtetë, Haxhi është paguar nga kursimet e mia familjare  për shumë vite. Madje lajmi i pavërtetë në secilin rresht dhe me përmbajtje fyese, nxitëse e urrejtje”- tha Rrahmani.

Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Maxhuka i cili ka demantuar se kjo parti ua paguan Haxhin deputetëve dhe anëtarëve të saj.

Në përshkrimin e fotografisisë së shpërndarë nga faqja në facebook “Maqedonia Shqiptare” thuhet se “8000 Euro të shkoni në Qabe”.

Bashkësia Islame e Kosovës më 23.03.2023 kishte njoftuar se çmimi për shkuarjen në Haxh nga Kosova ishte 6 mijë e 350 euro për një person.

Kryerja e ritualit të Haxhit është shtylla e pestë e Fesë Islame.

Haxhi zhvillohet çdo vit në të njëjtën periudhë – gjatë muajit Dhul Hixhe, muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islamik. Besimtarët myslimanë gjatë kryerjes së Haxhit vizitojnë vendet e shenjta në Arabinë Saudite.