array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për bullduzherin e policisë

Deklarata

Bageri që hapi dyert e manastirit ku ishin terroristët po largohet pas detyrës së kryer

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi “Bageri që hapi dyert e manastirit ku ishin terroristët po largohet pas detyrës së kryer” është i rremë. Burime zyrtare dhe materiale filmike kanë dëshmuar se dyert e manastirit nuk janë thyer nga Policia e Kosovës por nga grupi terrorist.

Artikulli

Më 24 shtator 2023 Gazeta Selam ka publikuar një foto të një  bullduzheri me mbishkrim: “Bageri që hapi dyert e manastirit ku ishin terroristët po largohet pas detyrës së kryer”.

Ky postim ka marrë 167 reagime nga ana e lexuesëve. Përmbajtja e njëjtë është publikuar edhe në faqen tjetër Shprehu 02.

 Krypometri ka verifikuar nëse bullduzheri që shihet në fotografi është përdorur për të thyer dyert e manastirit. 

Për të verifikuar këtë informacion është kërkuar qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës e cila ka menaxhuar situatën e 24 shtatorit 2023.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për Krypometër ka konfirmauar se makineria që shihet në fotografi nuk është përdorur për të thyer dyert e Manastirit. 

“Bullduzheri nuk është përdorur për të thyer dyert e manastirit. Ato, siç shihet edhe në pamjet e transmetuara nga droni, janë thyer nga mjeti i blinduar që ka qenë në posedim të personave të armatosur”- ka thënë Elshani në deklaratë për Krypometër me datë 28/09/2023. 

Ekipi i Krypometrit më datë 28/09/2023 ka vizituar zonën e Banjskës dhe aty ka parë në terren se bullduzheri ishte përdorur për të larguar disa pengesa në rrugën e fshatit. 

Krypometri ka kontrolluar edhe në pamjet e transmetuara nga AssocietedPress të ngjarjeve në Manastirin e Banjskës. Në pamjet e transmetuara në sekondën e 57 shihet mjeti i blinduar i cili është në posedim të grupit të armatosur duke thyer dyert e manastirit. 

Edhe më 24 shtator 2023, Manastiri i Deçanit ka dalë me një deklaratë urgjente dhe disa pamje duke deklaruar se një grup individësh të armatosur dhe të maskuar kanë thyer me forcë dhe me autoblinda dyert e Manastirit të Banjskës teksa ka dënuar ashpër vrasjen e një polici kosovar në orët e hershme të mëngjesit nga po ky grup i armatosur.

Më 24 shtator 23 rreth orës 03:00 të mëngjesit, një polic me gradën rreshter u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me një grup terroristësh në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe të armatimit pasi terroristët ikën nga manastiri i Banjskës në Zveçan.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.