Deputetja e 6+ Duda Balje
Pishmani i Duda Baljes për partinë
Deklarata
“Nuk besoj, kurrë”, është përgjigjur Duda Balje kur ishte pyetur se a ka gjasa me ndërru partinë.
Vlerësimi
Qëndrim i ndërruar
Duda Balje ka ndërruar qëndrim sa i përket ndërrim të partisë. Ajo fillimisht ka dhënë dorëheqje nga Partinë Demokratike të Boshnjakëve(DSB). Ndërsa, me Me 14 janar 2020 Balje se ka themeluar partinë e saj të re, Unioni Social Demokratik.
Artikulli
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 6 Tetor, Duda Balje ishte përgjigjur në 44 pyetjet e KALLXO.com, intervistë kjo e publikuar me datë 18 Shtator 2019.
Kur ishte pyetur se a ekziston ndonjë mundësi që e njëjta të ndërronte partinë e saj respektivisht partia DSB, Duda Balje ishte përgjigjur “nuk besoj, kurrë”.
Duda Balje në zgjedhjet e fundit ka marrë 2,751 vota, duke u zgjedhur deputete. Pas zgjedhjet gjërat kanë ndryshuar. Fillimisht, me 9 nëntor të vitit të 2019, Balje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Demokratike të Boshnjakëve (DSB).
Balje ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pasi që sipas saj, është prishur harmonia brenda partisë nga agresiviteti i shprehur gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurse, me 14 Janar Duda Balje e ka themeluar partinë e saj.
Unioni Social Demokratik quhet partia e Baljes, e cila është regjistruar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).