Duda Balje dorëhiqet nga Partia Demokratike e Boshnjakëve

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Demokratike të Boshnjakëve(DSB).

Balje ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pasi që sipas saj, është prishur harmonia brenda partisë nga agresiviteti i shprehur gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, pasi që nuk dua të jem pjesë e veprimtarive që lidhen me punën e partisë, si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të cilat bëhen nga një rreth i ngushtë njerëzisht, kryesisht për shkak të ambicieve personale, dhe pak duke u kujdesur për komunitetin dhe pasojat e mundshme”, ka shkruar ajo në rrjetin social ‘Facebook’, të shtunën.

Sipas saj, ka pasur edhe margjinalizim të anëtarëve më të vjetër të partisë me përvojë, dhe shton se gjithashtu ka pasur mungesë të transparencës në vendimmarrje e shpenzime të financave.

Më tej thotë se është konsideruar edhe si ‘armike’ nga anëtarët e partisë.

Balje e cila ka arritur që të fitoj ulëse përsëri në Kuvend, ka thënë se në legjislaturën e re do të angazhdohet përmes grupit parlamentar 6+.

Ajo ka thënë se prioritet i saj do të vazhdojë të jenë përparësitë e komunitetit boshnjak.

“Sa i përket angazhimit tim të mëtutjeshëm, unë do të veproj në Parlamentin e Republikës së Kosovës si përfaqësuese boshnjak përmes grupit parlamentar “6+” (me të cilin kam qenë që nga fillimi i angazhimit tim politik) përmes të cilit do të vazhdoj të luftoj për interesat e boshnjakëve në legjislaturë, dhe prioriteti im i parë dhe i vetëm do të jenë, si më parë, përparësitë e komunitetit boshnjak”, ka shkruar Balje në rrjetin social ‘Facebook’.