array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Përshkrimi i rremë se FSK përshëndetë Vuçiqin

Deklarata

FSK e përshendet Vuçiçin, po te Presim

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi “FSK e përshendet Vuçiçin, po te Presim” është i rremë. Në ueb-faqen e ministrisë së Mbrojtës apo në profilin e FSK-së në Facebook asnjëherë nuk është publikuar një deklartë e tillë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se nuk kanë bërë deklarime të tilla dhe se ato janë të rreme.

Artikulli

Faqja e facebook-ut, “Diaspora me Albinin” më 31 maj 2023 ka publikuar një video në të cilën shihet një konvoj i automjeteve luftarake dhe transportuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në përshkrim të kësaj video është shkruar “FSK e përshendet Vuçiçin, po te Presim”.

Ky informacion është i rremë, pasi në video nuk shihet ndonjë moment kur FSK përshëndetë presidentin serb.

Poashtu, FSK-ja asnjëherë nuk ka lëshuar deklaratë të tillë duke i thënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq “po te presim”.

Në ueb-faqen e minsitrisë së Mbrojtjes apo në proflin e ministritë të Mbrojtjës, Armend Mehaj asnjëherë nuk është publikuar ndonjë deklaratë e tillë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj disa herë ka bërë postime për FSK-në, duke ushtrimet dhe pajisjet ushtarake, por asnjëherë nuk ka thënë se “Vuçiq po të presim”.

“FSK-ja asnjëherë nuk bënë deklarime të tilla. Këto përshkrime janë të rreme”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për KALLXO.com.

Videoja është xhiruar në komunën e Gjilanit.