array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Partitë kishin reaguar për vjedhjen e votave në zgjedhjet e vitit 2010

Deklarata

Koha kur vidheshin industrialisht votat, ndërsa PDK, LDK dhe AAK nuk flisnin fare për to

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i një video “Koha kur vidheshin industrialisht votat, ndërsa PDK, LDK dhe AAK nuk flisnin fare për to” është i rremë. Partitë politike, LDK dhe AAK kishin bërë ankesa në KQZ për vjedhje të votave në zgjedhjet e mbajtura më 12 dhejtor 2010. Përveç ankesave dhe deklarimeve të zyrtarëve të partive LDK dhe AAK, për vjedhje të votave kishin reaguar edhe shoqëria civile dhe Ambasadorët e vendosur në Kosovë. 

Artikulli

Më 31 dhjetor 2023 faqja Realiteti (arkive) në rrjetin Facebook ka shpërndarë një video me fletëvotime që përdoren për procese zgjedhore në Kosovë më mbishkim: “Koha kur vidheshin industrialisht votat, ndërsa PDK, LDK dhe AAK nuk flisnin fare për to”.

Në videon e publikuar shihen fletvotimet për zgjedhjet e përgjithshme që ishin mbajtur më 12 dhjetor 2010

Në ato zgjedhje ishin konstatuar vjedhje të votave, gjë që ishte konfirmuar pas shumë ankesave të partive politike dhe vendimin për rivotim në tri komuna, e më vonë edhe nga Gjykatat në Kosovë të cilat kishin marrë disa aktgjykime denuese për personat e përfshirë në vjedhje të votave.

Për të verifikuar postimin e bërë në faqen “Realiteti”, se partitë PDK, LDK dhe AAK nuk kishin reaguar për vjedhjet e bëra në zgjedhjet e vitit 2010, Krypometër ka kërkuar në internet lajmet e publikuara në vitin 2010 disa ditë pas zgjedhjeve.

Krypometër ka gjetur se në një artikull të publikuar në Radio Evropa e Lirë, më 15 dhjetor 2010 ishin publikuar reagimet e të gjitha partive politike. 

Në këtë artikull ishte cituar Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili kishte thënë: “Kosova, realisht, rrezikon të zhytet në krizë institucionale e politike, nëse legjitimohet vjedhja që ka ndodhur, e votës të qytetarëve dhe deformimi i votës së tyre. Ai është rreziku më i madh që i kanoset Kosovës, do të rrezikohet në periudhë afatgjatë, do të institucionalizohet vjedhja dhe do të institucionalizohet abuzimi me vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.

Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte reaguar kundër vjedhjes së votave, duke bërë thirrje për përsëritje të procesit zgjedhor..

“Kosova dhe populli i Kosovës nuk po shkojnë drejt një krize institucionale, por drejt një humnere. Kjo çka ka ndodhur, ku të vdekurit në mënyrë masive kanë votuar dhe ka fytyrë njeriu të dalë e të thotë mos paragjykoni, ka fytyrë të thotë bëjeni ankesën, e pastaj e shqyrtojmë, tregon për nivelin jashtëzakonisht të ulët politik që ekziston në Kosovë, për një tolerancë ndaj krimit, për një tolerancë ndaj së keqes”- kishte thënë Arifi.

Për vjedhje të votave kishte folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shoqëria civile dhe Ambasadorët.