array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ministrja Haxhiu nuk ka folur për mbrojtjen e Radojiçiqit

Deklarata

Me ligj bre ja u kisha ndalu me fol për Radojqiqin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Citati në fotografinë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu: “Me ligj bre ja u kisha ndalu me fol për Radojqiqin”, është i rremë. Ministrja Haxhiu nuk ka thënë një gjë të tillë. 

Artikulli

Më 11 korrik 2023 faqja “Aleanca Ash” publikoi një postim me fotografinë e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, në foltore të Kuvendit. Në fotografi është vendosur citati: “Me ligj bre ja u kisha ndalu me fol për Radojqiqin”, duke aluduar se Haxhiu e ka thënë një gjë të tillë. 

Ky postim në këtë faqe ka marrë 56 reagime, 18 komente dhe 7 shpërndarje.

Krypometri ka kontaktuar me protagonistën e këtij postimi, ministren Albulena Haxhiu, e cila e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë.

“’Këtë deklaratë nuk e kam thënë asnjëherë. Kjo është shpifje dhe montim si rrjedhojë është e papranueshme dhe ka për qëllim dëmtimin e imazhit tim”- është shprehur ajo për Krypometër.

Kjo fotografi është shpërndarë në kohën kur në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për disa inçizime të publikuara në media, në të cilat dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. 

Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin.

“Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– ishte shprehur Kusari-Lila. Radojiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij në vepra penale. Përveç kësaj, Radojiçiq është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe nga Britania e Madhe.