array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i vjetër për vdekjen e 4 vjeçarës

Deklarata

Cfarë dhimbje! Shkoi në spital me shenja dhune, ndërron jetë 4-vjeçarja! Flet e ëma dhe hedh dyshime të forta ‘I shpërtheu gjaku…’𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar më 19.04.2024 me titull “Cfarë dhimbje! Shkoi në spital me shenja dhune, ndërron jetë 4-vjeçarja! Flet e ëma dhe hedh dyshime të forta ‘I shpërtheu gjaku…’𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇” është i rremë. Në muajin prill 2024 nuk ka vdekur një 4 vjeçare që kishte shkuar me shenja dhune në Spital. Rasti i vdekjes së 4 vjeçares ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2024. 

Artikulli

Më 19.04.2024, faqja në Facebook “Tradita Shqiptare” (Arkivi) ka publikuar një artikull me mbishkrimin “Cfarë dhimbje! Shkoi në spital me shenja dhune, ndërron jetë 4-vjeçarja! Flet e ëma dhe hedh dyshime të forta ‘I shpërtheu gjaku…’𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇”. 

Ky artikull më pas është shpërndarë edhe në faqet e tjera të Facebook “Aktualitete” (Arkivi) dhe “Jeta dhe Shëndeti” (Arkivi).

Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër fillimisht ka kontaktuar me Zyrën për Informim të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në një përgjigje për Krypometër, QKUK-ja ka thënë se në muajin prill nuk kanë pasur ndonjë vdekje të tillë çfarë është raportuar në këtë lajm. 

“Nuk kemi pasur një rast të tillë këtë muaj. Rasti në fjalë ka ndodhur në muajin shkurt”- thuhet në përgjigjen e QKUK, duke bërë thirrje për qytetarët që të mos bijnë pre e informatave të paverifikuara. 

Krypometri ka kontaktuar edhe me drejtorin e Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala, i cili poashtu ka thënë se në muajin prill nuk ka ndodhur një vdekje e tillë.

“Në spitalin tonë nuk ka pasur një raste të tillë më 19.04.2024”- ka thënë Shala.

Ai ka thënë se të dhënat që janë paraqitur në artikull janë për një rast që ka ndodhur “para disa muajve”, pra nuk bëhet fjalë për rast të ri.

Përmes kërkimeve në Google, Krypometër ka gjetur se rasti për të cilin “Tradita Shqiptare” (Arkivi) ka raportuar më 19.04.2024 në fakt ka ndodhur gjatë muajit shkurt 2024.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj (Arkivi) kishte dhënë detajet e rastit që kishte ndodhur më 17.02.2024.

“Më 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksionn”– kishte thënë Elezaj.

Dy ditë më pas, më 21.02.2024 Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (Arkivi) kishte kërkuar hetimin e rastit, duke ngritur dyshime mbi menaxhimin e rastit nga institucionet shëndetësore, brenda të cilit thotë se mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human.

Edhe Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (Arkivi) kishte reaguar në këtë rast, duke treguar për trajtimin që i është ofruar 4-vjeçares. 

ShSKUK kishte thënë se si mbikëqyrëse e QKUK-së dhe spitaleve rajonale ka kërkuar raporte të detajuara nga dy spitalet në të cilat trajtuar paraprakisht pacientja që kishte vdekur.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia (Arkivi) kishte thënë se kushdo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.