array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Konstatimi i pambështetur në fakte për arsyen e vdekjes së afaristit 

Deklarata

SA MIJËRA TAN MEZINË PO IKIN DHE PSE NUK JANË NË BURG PëR VRASJE MASIVE RAMA & MJEKËT PROPAGANDORË TË VRAKSINIMIT???

Faqet në Threads

Vlerësimi

Me kos

Postimi në Threads “SA MIJËRA TAN MEZINË PO IKIN DHE PSE NUK JANË NË BURG PëR VRASJE MASIVE RAMA & MJEKËT PROPAGANDORË TË VRAKSINIMIT???” nuk është i bazuar në fakte. Familjarët e Dritan Mezinit i kanë thënë mediave në Shqipëri se i njëjti ka vdekur nga infarkti në zemër. Studimet dhe verifikuesit ndërkombëtarë të fakteve kanë thënë se deri më tash nuk ka ndonjë dëshmi a fakt që e ndërlidhë infarktin me vaksinën kundër COVID 19. Dy kardiologë, të kontaktuar nga Krypometër, kanë thënë se në Kosovë nuk kanë hasur në ndonjë rast të infarktit (sulmit në zemër) i shkaktuar nga vaksina kundër COVID 19. 

Artikulli

Më 13.01.2024 faqja në “Threads”, ‘Levizjashpreson’, (arkiva) ka publikuar një artikull së bashku me konstatimin “SA MIJËRA TAN MEZINË PO IKIN DHE PSE NUK JANË NË BURG PëR VRASJE MASIVE RAMA & MJEKËT PROPAGANDORË TË VRAKSINIMIT???”.

Në të njëjtin postim është ndërlidhë infarkti me vaksinën kundër COVID-19, e cila është dhënë deri në doza për një person.

“I mbani mend ata mjekët që na çanë menderen duke bo propagandë V(r)aksinohuni V(r)aksinohuni?! Dje vdiq papritur pa kujtuar Tan Mezini një zotëri i mirënjohur në Shqipëri dhe mik i të gjithëve! Ishte top nga shëndeti, ishte shumë aktiv dhe sportiv! Asnjë problem shëndetësor, derisa u shpua me 3 doza!!!”- thuhet në postimin e kësaj faqeje. Krypometër ka biseduar më një familjar të Mezinit, i cili ka thënë se i njëjti dyshohet se ka vdekur nga infarkti.

Edhe në mediat në Shqipëri është raportuar për arsyen e njëjtë të vdekjes së Dritan Mezinit. Televizioni ‘News24 Albania’, ka raportuar se Dritan Mezini vdiq nga një arrest kardiak, duke cituar kështu një familjar të Mezinit, i cili edhe kishte shkruar për vdekjen e Dritan Mezinit.

Se Mezini ka vdekur nga sulmi në zemër ka raportuar edhe ‘Euronews Albania”.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte reaguar për vdekjen e Mezinit me anë të një statusi në Facebook.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar”- kishte shkruar Rama në Facebook më 12.01.2024

Dritan Mezini, ishte ekspert i IT-s dhe drejtor ekzekutiv i DM Consulting Services, si dhe ishte themelues i platformës Duapunë.com. Mezini kishte vdekur më 12.01.2024.

Për të verifikuar pretendimet e ngritur në postimin e bërë në Threads, Krypometër ka kontaktuar me dy kardilogë. 

Gani Bajraktari, kardiolog në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë rast të sulmit në zemër si pasojë e vaksinës kundër virusit COVID 19.

“Jo nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë si klinikë apo individualisht dhe nuk kam dëgju apo pa që ka ndonjë studim që e ndërlidhë këtë problem me këtë vaksinë”- tha Bajraktari për Krypometër.

Edhe kardiologu tjetër, Arlind Batalli ka thënë se nuk kanë pasur raste të ndonjë sulmi në zemër si pasojë e vaksinës kundër Covid 19.

“Jo nuk kemi ndonjë gjë të tillë të konfirmuar”- tha për Krypometër Dr. Batalli.

Gazetarë të ndryshëm në botë kanë bërë verifikime të fakteve, të cilat thonë se nuk ka dëshmi që e ndërlidhë sulmin në zemër me vaksinën kundër COVID 19.

Studimet e publikuara nuk e mbështesin këtë pretendim (që vaksina të ketë lidhje me sulmin në zemër). Një studim i kryer në Izrael dhe i botuar në ‘New England Journal of Medicine’, nuk gjeti një rrezik të lartë të sulmit në zemër te njerëzit e vaksinuar në krahasim me ata që nuk janë vaksinuar”- thuhet ndër tjerash në këtë artikull.

Një tjëtër artikull nga verifikuesit e fakteve ka të bëjë me lojtarin Damar Hamlin për të cilin ishte raportuar se kishte pësuar sulm kardiak si pasojë e vaksinës kundër COVID-19.

Verifikuesit e fakteve në këtë artikull nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi që ndërlidhë këto dy gjëra me njëra-tjetrën.