array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografi e manipuluar për vizitën e ish-Presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit 

Deklarata

Shiqone skafin e Hashimit me shkronja cirilic

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia në të cilën shihet ish-Presidenti Hashim Thaçi në një barkë në liqenin e Ujmanit me përshkrimin “Shiqone skafin e Hashimit me shkronja cirilic” është e manipuluar. Në fotografinë origjinale, barka nuk ka të shkruar asgjë. Krypometër e ka verifikuar se barka ishte në pronësi të Policisë së Kosovës.

Artikulli

Më 16 janar 2024, në Facebook është shpërndarë (arkive) një fotografi e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në një varkë në liqenin e Ujmanit me përshkrimin: “Shiqone skafin e Hashimit me shkronja cirilic”.

Në fotografinë e publikuar shihet varka dhe një shkrim në alfabetin çirilik “patrolna Gazivode” (patrolla Ujman).

Krypometri ka gjetur se pamjet janë nga koha kur ish-Presidenti Hashim Thaçi kishte lundruar në liqenin e Ujmanit në vitin 2018 së bashku me Rashit Qalajn dhe Bedri Hamzën. Aty nuk shihen shkrime në çirilik.

Vizita e Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në veriun e Kosovës

Varka në të cilën lundroi eskorta e ish presidentit ishte e Policisë Kufitare. E njëjta kishte drita rotative dhe ngjyra dalluese të cilat i përdorë Policia.

Për të konfirmuar tutje këtë informacion, Krypometri kishte kontaktuar me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, i cili ishte pjesë e delegacionit të Presidentit të Kosovës që po bënte vizitë me atë rast tek liqeni i Ujmanit në vitin 2018. 

Qalaj ka thënë se barka ka qenë në pronësi të Policisë së Kosovës.

“Është e Policisë, shiko edhe dritat sipër kokës së Bedri Hamzës, janë sinjalizimi i Policisë, dritat me alarm”-  ka thënë Qalaj për Krypometrin me datë 05/10/2023.

Edhe ish-ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se barkat që janë përdorur për këtë lundrim kanë qenë të Policisë së Kosovës. 

“Barkat janë të Policisë së Kosovës, janë sjellë prej Policisë së Kosovës”-  ka thënë Hamza në deklaratë për Krypometër me datë 05/10/2023.

Ish- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me ish-ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj e kishin vizituar pikën kufitare në Bërnjak.

“Unë sapo vizitova pikën kufitare të Kosovës në Bërnjak ku takova policë e doganierë të Republikës së Kosovës që kryejnë punën në mënyrë të mrekullueshme. Pas kësaj e vizitova edhe liqenin e Ujmanit, tek ky aset i fuqishëm i Republikës së Kosovës në sektorin energjetik dhe të bujqësisë dhe një vend i mrekullisë natyrore që ka ditur veç zoti ta falë dhe natyrisht dora e qytetarit të Kosovës. Nga Mitrovicë vij edhe më i relaksuar nga rezet e diellit të kësaj vjeshte. Nuk mund të refuzoja edhe ftesën e qytetarëve të Bërnjakut që më qarosën për kafe”- kishte shkruar në profilin e tij në Facebook, ish-Presidenti Hashim Thaçi me rastin e kësaj vizite.

Vizita ishte bërë në ditën kur opozita e asaj kohe e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje po protestonte në Prishtinë kundër idesë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Albin Kurti, Kryetar i Vetëvendosjes në atë kohë deklaronte se Thaçi nuk ka mandat për të negociuar ndryshimin e kufinjëve.

“Protesta e popullit të Kosovës kundër aventurave, akrobacioneve e lojërave të rrezikshme të këtij presidenti dëshmon se populli e do Republikën dhe është i gatshëm ta mbrojë nga vet ky president. Thaçi është president me një këmbë, tepër i brishtë dhe i brengosur për karrigen e tij”- deklaronte Kurti para protestueseve më 29/09/2018..