array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto e rreme se Papa Françesku u puth me një vajzë

Deklarata

Tag shokun qe kish pas qef me kanë n’vend t’Papes

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e Papa Franceskut duke u puthur në festën e Vitit të Ri 2024 është e rreme. Kjo fotografi është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. E njëjta fotografi është publikuar në Instagram në faqen “HardAIpics” ne cila publikon fotografi të gjeneruara, mirëpo e njëjta është ripublikuar nga faqen në gjuhën shqipe duke u prezantuar si fotografi reale.

Artikulli

Më 7 janar 2024 faqja Tropoja tek ju (arkive) postoi një fotografi të Papa Franceskut duke u puthur me një vajzë me mbishkrim “Tag shokun qe kish pas qef me kanë n’vend t’Papes”.

Fotografia ka marr dhjetëra reagime e komente nga lexuesit.

Krypometër me anë të “Google Lens” ka gjetur se fotografia është prodhim i Inteligjencës Artificiale, e cila është postuar më 1 janar 2024 në faqen e rrjetit Instagram HardAIpics (arkive). Kjo faqe publikon fotografi që gjenerohen nga Inteligjenca Artificiale. 

Në këtë faqe “HardAIpics” janë publikuar disa fotografi të gjeneruara nga inteligjenca artificiale se si do të dukej Papa duke festuar vitin e ri me mbishkrim “𝐏𝐚𝐫𝐭𝐲𝐢𝐧𝐠 𝐰𝐢𝐭𝐡 𝐏𝐨𝐩𝐞 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜𝐢𝐬 𝐨𝐧 𝐍𝐞𝐰 𝐘𝐞𝐚𝐫’𝐬 𝐄𝐯𝐞”.

Kjo faqe që merret kryesisht me krijime të inteligjencës artificiale ka rreth 200 mijë ndjekës. E njëjta faqe ka publikuar disa fotografi të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale.

Këto foto janë shpërndarë edhe në profile tjera në rrjetin Instagram dhe atë X (ish Twitter).