array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Audio-incizimi i fabrikuar për bisedën mes Kurtit dhe Hovenier

Deklarata

Курти: Морамо да прилепимо етикету „криминалац“ СВИМ СРБИМА на Северу (ВИДЕО)

Kurti: TË GJITHË SERBËVE TË VERIUT duhet t’i vendosim etiketën “kriminel” (VIDEO)

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Shqip: Artikulli me titull “Kurti: TË GJITHË SERBËVE TË VERIUT duhet t’i vendosim etiketën “kriminel” (VIDEO)” është i rremë. Artikulli është bazuar në një audio-inqizim që është i fabrikuar, pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Jeffrey Hovenier nuk e kanë bërë një bisedë me përmbajtje të tillë. Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka thënë se ky audio-inçizim është i rremë. 

Serbisht: Članak pod naslovom „Kurti: Moramo da prilepimo etiketu “kriminalac” SVIM SRBIMA na Severu (VIDEO)“ je lažan. Članak je zasnovan na fabrikovanom audio snimku, pošto premijer Kosova Albin Kurti i ambasador SAD na Kosovu Džefri Hovenije nisu vodili razgovor takvog sadržaja. Vlada Kosova i Ambasada SAD na Kosovu saopštili su da je ovaj audio snimak lažan.

Artikulli

Më 26 qershor 2023, faqja në Facebook “Вести” ka publikuar një lajm që ishte bazuar në një audio-inçizim, për të cilin pretendohet se është një bisedë në mes të Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në audio-inçizim pretendohet se Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Kryeministri Kurti që të ndalojë së arrestuari serbët.

“Në këtë audio inçizim të shkurtër mund të dëgjohet biseda mes të ashtuquajturit ambasadorit amerikan në të ashtuquajturën Kosovë Jef Hovenierit dhe Albin Kurtit, në të cilin ambasadori ankohet për shkeljen e të drejtave njerëzore ndaj serbëve në veri të ashtuquajturën Kosovë nga ana e Policisë së Kurtit” – thuhet në krye të këtij artikulli.

I njëjti audio inqizim ishte shpërndarë edhe në “Twitter”, si dhe në disa faqe tjera në Facebook, si: “Хронограф”, “Spektar plus”, “Вести”, “Српско-руско братство – духовно и историјско”, “Форум”.

Në audio-inçizim faqja pretendon se Hovenier thotë se arrestimi i të dyshuarit në Leposaviq për sulm ndaj gazetarëve është gabim, teksa në anën tjetër Kurti “dëgjohet” duke thënë se duhet të atribuojnë termin kriminel tek serbët në veri që po protestojnë.

Përmbajtja e audio-inçizimit është e rreme. Audio-inçizimi është i manipuluar, pasi Kurti dhe Havenier nuk e kanë bërë një bisedë me përmbajtje të tillë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se audio-inçizimi në fjalë është “deepfake” dhe sipas tij ka për qëllim të mashtrojë publikun.

“Një audio shqetësuese deepfake po qarkullon aktualisht në kanale dhe media të ndryshme sociale, duke përfshirë Twitter-in, me qëllim për të mashtruar publikun. Edhe një herë rikujtojmë rreziqet që përmbajtja e rreme dhe e manipuluar paraqet për të vërtetën, demokracinë dhe në fund të fundit paqen”- ka shkruar Kryeziu në Twitter.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Ambasadën Amerikane në Kosovë, të cilët e kanë konfirmuar për KALLXO.com se ky inçizim është i rremë.

Zëdhënësja e ambasadës, Katherine Judd ka thënë se biseda “e supozuar” nuk është zhvilluar dhe nuk pasqyron pikëpamjet e ambasadorit Jeffrey Hovenier dhe as të qeverisë amerikane.

“Ne jemi në dijeni për regjistrimin e supozuar. Është e rreme. Biseda e supozuar nuk është zhvilluar dhe nuk pasqyron pikëpamjet e ambasadorit Hovenier e as të qeverisë amerikane“- ka thënë Judd për KALLXO.com.

Judd u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes në lidhje me burimet e paverifikuara të informacionit dhe që gazetarët të konfirmojnë me burime zyrtare.

“I bëjmë thirrje publikut të tregojë kujdes në lidhje me burimet e paverifikuara të informacionit dhe gazetarët të konfirmojnë me burime zyrtare përpara se të publikojnë informacione potencialisht përshkallëzuese, shpifëse ose të rreme”- është shprehur zëdhënësja. 

Më 27 qershor 2023, ambasada amerikane në Twitter u ka bërë thirrje qytetarëve të mos besojnë gjithçka që lexojnë dhe dëgjojnë nëpër media sociale, pa kontrolluar burimet e besueshme.

“Mos besoni gjithçka që lexoni ose dëgjoni që qarkullon në mediat sociale ose aplikacionet e mesazheve. Gjithmonë kontrolloni me një burim të besuar përpara se të ndani inçizime, xhirime ose fotografi potencialisht të rreme, nxitëse ose shpifëse”- thuhet në postimin e Ambasadës.

Deep Fake, është një teknologji e bazuar në inteligjencën artificiale që përdoret për të manipuluar, prodhuar ose ndryshuar videot apo audiot në mënyrë që të paraqesë diçka që në fakt nuk ka ndodhur.