Komoran, alivanoset në autobus, vdes në QKUK

Policia ka raportuar se një person i gjinisë mashkullore derisa ishte duke udhëtuar me autobus papritmas është alivanosur.

Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti ka ndodhur dje në Komoran të Drenasit rreth orës 8:40.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.