Ilustrim
Klinika Emergjente merr donacion autoambulancë
Kryqi i Kuq i Kosovës sot ia ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me vlerë mbi 10 mijë euro.
Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, tha se pas investimeve në shërbimin emergjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-së, janë krijuar kushte shumë më të mira për pacientët dhe për stafin shëndetësorë që ofron shërbime mjekësore.
Drejtori Sejdiu, rikujtoi edhe Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, ku ekipet vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës, ofrojnë asistencë teknike për stafin shëndetësorë të Klinikës Emergjente, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.
Sipas tyre Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës ofroi mbështetjen e saj dhe të Kryqit të Kuq të Kosovës për mbështetje të shërbimeve shëndetësore.