Ilustrim

Aksidenti në Gjakovë, vdes shoferi i autoambulancës dhe arrestohet shoferi i veturës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të djeshëm të autoambulancës në qytetin e Gjakovës., ndërsa është arrestuar një i dyshuar që po voziste veturën që u aksidentua me autoambulancën.

Policia e Kosovës ka konfrimuar se ka vdekur shoferi i autoambulancës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në raportin e Policisë thuhet se është arrestuar një i dyshuar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia  ka shkaktuar aksident me autoambulancën, e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vet-aksident.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky rast po vazhdon të hetohet.

Sipas Policisë, nga ky aksident janë lënduar pesë persona, ku njëri ndër ta është viktima.

KALLXO.com ka raportuar dje për këtë aksident.

Aksidentohet autoambulanca në Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

Katër persona të lënduar rëndë pas aksidentit të autoambulancës në Gjakovë