Aksidentohet autoambulanca në Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

Një autoambulancë është aksidentuar me një veturë në lagjen “Dardania” në Gjakovë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime gjashtë persona të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:05.

“Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”, ka thënë Elezi për KALLXO.com.