ARKIV - Zgjedhjet 2017 | Foto: Atdhe Mulla

Keqpërdorim me Vota, Dy të Arrestuar në Mitrovicë

Pak minuta para mbylljes së vendvotimeve nga Mitrovica, gazetari i RTV 21, Bahtir Cakolli raportoi se janë arrestuar dy persona, njëri në fshatin Zhabar dhe tjetri në një fshat tjetër të Mitrovicës, për keqpërdorim të votave.

Ndërsa në Leposaviq u raportua se kishte tensione dhe u desh ndërhyrja e Policisë për të vazhduar procesi zgjedhor, raporton rtv21.tv

Zyrtari nga Demokracia në Veprim, Shkumbim Hasani tha se ka informata nga terreni se kishte probleme me votimet me kusht, problemi ishte tek listat, qytetarët nuk i gjenin emrat e tyre në vendvotimet tek të cilat kishin votuar herëve të tjera.

Sipas Hasanit ky mund të ishte edhe një problem i mosinformimit të qytetarëve me kohë.

Hasani po ashtu foli për dy personat e arrestuar, njëri prej të cilëve kishte fotografuar flet-votimin, ndërsa tjetri person tha se iu është kërcënuar një anëtari të komisionit në Zhabar dhe më pas i njëjti është dërguar në mbajtje./21Media