Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Kalojnë në Kuvend Rekomandimet për Aktivistët e Vetëvendosjes

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës u miratuan propozim-rekomandimet e Sami Kurteshit në emër të Lëvizjes Vetëvendosje për aktivistët e dënuar të këtij subjekti politik.

Pro këtyre propozim-rekomandimeve votuan 40 deputetë, 10 ishin kundër, e 13 abstenuan.

Në Kuvend u miratuan edhe rekomandimet për faturimin e shpenzimeve të energjisë për katër komunat veriore të vendit.

Pro këtyre rekomandimeve votuan 57 deputetë, asnjë nuk ishte kundër, ndërsa 12 abstenuan.

Gjithashtu sot u miratuan në parim edhe ndryshim-plotësimet në Projektligjin për të Huajt, Projektligji për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, Projektligji për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe Projektligji për Pajisjet nën Presion.

Kaloi në Kuvend edhe raportit vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe pasqyrat financiare të audituara nga ky institucion.

Aktualisht në Kuvend po diskutohet rreth gjendjes së ambientit në Kosovë.