VIDEO - Kush është avokati i Millan Radoiçiq dhe cili ishte roli i tij në Kosovë gjatë viteve të 90-ta?

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka folur edhe për avokatin e ish nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, Goran Petronijeviq

Në emisionin “Kallxo Përnime”, ka rrëfyer se si ajo i ka dy padi nga Petronijeviq.

“Goran Petronijeviqi është avokat që përfaqëson Radojçiqin në dy padi kundër meje, një të Radojqiqit dhe të dytën padinë e Bojan Dimiqit (kundër meje), drejtorit të BIA-s për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit” – ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu tha se avokati i Radoiçiqit është i lidhur me shërbimin sekret të shtetit serb që nga koha e Millosheviqit.

“Petronijeviq pra është person tejet i lidhur me shërbimet në fjalë, që nga koha e Millosheviqit. Ka qenë gjyqtar në Pejë, ku i ka gjykuar shqiptarët në atë formë që më shumë e ka reflektuar politikën (e Serbisë) sesa ndonjë profesionalizëm në drejtësi. Kështu ka vepruar edhe pas rënies së Millosheviqit, ka kaluar si të punojë si avokat në funksion të mbrojtjes të të gjithë personave të njohur për krime lufte, njerëz si Karaxhiqi, dhe të tjerë. Pra është personalitet tejet kontrovers”, deklaroi Trajkoviq

Përderisa ka folur edhe për drejtorin e BIA-s, Dimiqin, për të cilin tha se në dy vitet e fundit ai ‘merr një të tretën e pagës së saj(me përmbarues) në emër të dëmshpërblimit’.

“Dimiqi është në atë pozitë duke iu falënderuar Vesellinoviqit dhe Radojçiqit, të cilët, kështu flitet, e kanë përdorur ndikimin e vet brenda sistemit institucional të Serbisë, dhe e kanë vënë pra në atë pozitë. Kështu, Bojan Dimiq ndaj meje, pa proces gjyqësor, me një sistem anësor, tashmë dy vitet e fundit merr një të tretën e pagës sime (me përmbarues) në emër te dëmshpërblimit, që unë ia kam publikuar e ekspozuar këto të dhëna”, ka thënë ajo

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, në pyetjen se a është avokati i Millan Radioçiqit, njeriu që i ka fshehur krimet e luftës në Kosovë, për serbë që kanë kryer këto krime, ka thënë se nuk do të befasohej fare nëse do ta dëgjonte këtë gjë.