Nisja e peticionit për shkarkimin e kryetarit në Zveçan, Foto: KALLXO.com

VIDEO - Gazetari serb: Me 500 vota u bë kryetar, por po kërkohen 9 mijë vota për ta shkarkuar

Gazetari serb, Branislav Kërstiq në Kallxo përnime ka thënë se as ministri i Pushtetit Lokal nuk ka njohuri rreth udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Ai në “Kallxo Përnime”, ka shtuar se Lista Serbe me mobilizimin e saj ka bërë që procedurat për inicimin e peticionit të fillojnë gabim.

“Ata nuk e kanë informuar me kohë kryetarin e kuvendit e as kryetarin e komunës. Me ato gabime procedurale e kanë nis me qëllim, për shkak se dëshirojnë të përfitojnë kohë derisa ndërkombëtarët janë duke bërë presion ndaj kryeministrit dhe presidentes së Kosovës për të kaluar këtë proces që zgjatet më shumë se 20 ditë. Edhe nëse pranohet ky proces si i rregullt, ne hyjmë në një proces referendumi në të cilin duhet 50% e votave edhe hapi i tretë janë zgjedhjet e reja”, – tha Kërstiq.

Ai shtoi se këto procedura për shkarkimin e kryetarit të komunës janë të tej zgjatura.

“Me 70 vota është zgjedhur kryetar, por me disa mijë duhet të shkarkohet. Z.Atiq i ka ma pak se 500 vota por për shkarkimin e tij, duhen më shumë se 9 mijë vota. Serbët nuk janë të informuar, i kemi mediat në veri të vendit të cilat janë nën kontrollë të Beogradit e të cilat nuk i informojnë qytetarët serbë. Mbas Banjskës, Beogradi zyrtar e ka marr një rol konstruktiv dhe servil sepse do me prolongu” – tha Kërstiq.

 

Lajm në zhvillim – Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të Zubin Potokut dhe Zveçanit – Pamje