LIVE - Dëmet që shkakton mangani në shëndetin e njeriut

Burbuqe Nushi nga IKSHPK-ja, ka thënë se vlerat e lejuara juridike të manganit janë 005 miligram për litër.

Ajo shtoi se kjo vlerë është e cekur edhe në Udhëzimin Administrativ, i cili është bërë sipas direktivave evropiane të ujit.

“Edhe organizata Botërore e Shëndetësisë edhe EPA, të gjithë ata që merren me këto punë, hulumtime prej të cilëve mësojmë edhe i bëjmë rregulloret tona. Ata i kanë dy grupe të standardeve, 03 miligram mangan për litër deri në 04 miligram për litër është standard i cili nuk guxon me u tejkalu se deri këtu nuk ndikon në shëndet. Nuk ka ndonjë shqetësim shëndetësor” – tha Nushi.

Ajo shpjegon se vlera 005 që është gjithandej në botë është estetike sepse sipas saj kur ngritën vlerat e manganit e ndërron ngjyrën dhe shijen.

“Javën e kaluar ka filluar të ngritët vlera e manganit në liqenin e Badocit prandaj IKSHPK-ja ka reaguar. Po du me ju thënë qytetareve që nuk ka nevojë për panik, kujdes më të shtuar po por jo për panik” – thotë Nushi.

Ajo ka shtuar se me këtë ujë, me këto vlera të manganit mund të përdoret uji por jo edhe për pije apo të vlohet.

“Kur përgatit ushqim nuk shkon më shumë se gjysmë litre ujë apo eventualisht një litër ujë, mirëpo uji nuk guxon të vlohet se qytetarët e tonë janë mësuar që uji kur ka telashe, diçka të vlohet paraprakisht mu ftoh e pastaj mu pi. Në këtë rast me mangan nuk guxon kurrsesi të vlohet e të pihet” – tha Nushi.

Më tej Nushi nga IKSHPK ka treguar për dëmet që shkakton elementi kimik, ‘mangan’, në shëndetin e njeriut.

“Vlera e manganit kryesisht ndikojnë në sistemin nervor qendror, në inteligjencë, kujtesë në aftësi të mësimit, tek moshat e rritura ndikojnë në koncentrim. Tërë jetën nëse merr mangan me vlera të shtuara atëherë ka me pas problem fëmija, dmth me u rrit me të” – tha ajo mes tjerash.

“Nëse vlerat e shtuara mbi 1 gram sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me përdor më shumë se 10 ditë nuk bën sepse ndikon në shëndet jep shenja të parkinsonit” – ka shtuar Nushi.

Më 19 tetor, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për të gjitha zonat të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit, të mos e konsumojnë ujin.

Kjo pasi në bazë të analizave fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në fabrikën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badovcit, ka dalë se ka vlera të rritura të Manganit.

Përmes një komunikate për media ishte bërë e ditur se IKSHPK-ja ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.

“IKSHPK-ja apelon te qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës”, thuhej në njoftim.