Hashim Thaçi beson për Luginën, garanton për Ujmanin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit në krerët e ekipit negciator, Shpend Ahmetin dhe Famir Limaj të cilëve ia dorëzoi dokumentet e dialogut të deri më tanishëm, ka folur edhe për idenë e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën për të cilën tha se tani beson edhe më shumë se kjo ide mund të arrihet pa humbur territor.

“Unë vazhdoj të besoj edhe më fuqishëm se herëve të tjera se në marrëveshjen përfundimtare do të kemi përfshijnë e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit dhe garantoj që edhe Gazivoda do të jetë pjesë e Republikës së Kosovës”, tha Presidenti.

Thaçi është avokuesi më i madh i idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.