Haradinaj takohet me SBAShK-un

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur sonte një takim me drejtues të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Takimi mes Haradinajt dhe SBAShK-ut ndodhë në prag të fillimit të javës së dytë të grevës në sektorin e arsimit të Kosovës.

Takimi ka nisur në ora 19:00.

Pas takimit do të ketë prononcim për media nga kryeministri dhe drejtuesi i SBAShK-ut.

Me kërkesën e SBAShK-ut, sistemi arsimor në Kosovë është në grevë që nga e hëna, kur do të duhej të fillonte gjysmëvjetori i dytë për nivelin parauniversitar.