Ilustrim

Grabitje në Vushtrri, lëndohen polici dhe punëtorja e bankës

Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në rrugën “Hamit Hyseni”, në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, kanë grabitur nga punëtorja e bankës 250 euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se punëtorja e bankës dhe një zyrtar policor kanë pranuar tretman mjekësor, pas grabitjes e cila ka ndodhur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë dërguar në mbajtje.