Ilustrim

Grabitësit i sulmojnë dhe i grabisin çiftin e moshuar

 

Mesnatën e kaluar ka ndodhur një grabitje në Himarë. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e dy të moshuarve në fshatin Vuno dhe kanë grabitur me dhunë një sasi lekësh.

Burimet bëjnë me dije se çifti i të moshuarve K. P. dhe Th. P., të moshës 75 dhe 78 vjeç janë sulmuar për disa orë rresht nga grabitësit, të cilët janë treguar të pamëshirshëm ndaj rezistencës së të moshuarve duke i rrahur dhe përplasur përtokë.

Siç shkruan albeu, grabitësit mizorë kanë arritur të marrin nga çifti rreth 500 euro, ndërkohë, mësohet se ky nuk është rasti i parë i ndodhur në Vuno pasi në javët e fundit aty janë kryer mbi 20 vjedhje banesash.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të gjetur autorët.