Pallati i Drejtësisë - FOTO Fatrion Ibrahimi - KALLXO

Gjykata rihap rastin ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë në tentativë në Komoran

Ndonëse pritej t`i jepej verdikti nga Gjykata, procesi ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë në tentativë Jetullah Hajdini është rihapur sërish.

Trupi gjykues vendosën që ta ftojnë ekspertit të mjekësisë ligjore Flamur Bylhasin për të sqaruar më shumë lidhur me shkallën e dëmtimeve trupore për të dëmtuarit Jeton e Valon Imeri.

Shqyrtimi i radhës është caktuar me datën 30.07.2019 në ora 13:10 min.

Jetullah Hajdini akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, pasi  njëjti sipas dosjes së Prokurorisë, me 28.07.2017, rreth orës 20:00, në fshatin Komoran Komuna e Drenasit, deri sa ka qenë në arën e tij pas një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarit Jeton e Valon Imeri me qëllim që t’i privojë nga jeta shtien me armë zjarri.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Hajdini akuzohet se “Ka shtënë me armën e tipit Makrave të kalibrit 9 mm, fillimisht në drejtim të Valonit të cilin e plagosë në regjionin e sipërm të dorës së majtë, pastaj shtënë edhe në drejtim të Jetonit, i cili ishte kthyer në shpinë nga i akuzuari duke e plagosur në regjionin e shpinës ku i kishte shkaktuar thyerje të shumëfishta të indit kërcor, mes unazës së pestë dhe të parë sakrale, ngushtim të kanalit të boshtit kurrizor, thyerje kockës së belit”.

Hajdini poashtu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje nga viti 2001.

Gjykata e Prishtinës me datën 12.06.2018 e kishte shpallur të akuzuarin fajtor për veprën penale lëndim i rëndë trupor, duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj. Ndërsa për veprën armëmbajtje pa leje i kishte shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro si dhe i ishte konfiskuar arma e tipit “Makrov”.

Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarit Jetullah Hajdini kishin ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimit.

Apeli me datën 20.11.2018 mori vendim me të cilin e aprovoi ankesën e Prokurorisë dhe mbrojtësit të të akuzuarit, dhe e anuloi aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës duke e kthyer çështjen në rigjykim për arsye se emërtimi ligjor i veprës penale nuk rezulton me shkallën e lëndimeve trupore te të dëmtuarit.

Sipas vendimit të Apelit, në bazë të veprimeve inkriminuese të të pandehurit, të dëmtuarit nuk bëjnë pjesë na viktima të ndjeshme dhe cilësimi ligjor i veprës penale për të cilën i akuzuari ishte shpallur fajtorë mund të kryhet vetëm me dashje, ndërsa në aktgjykim thuhet se i pandehuri me qëllim që t’i frikësojë të dëmtuarit shtien tri herë me armë duke e bërë të pakuptueshëm jo vetëm dispozitivin por edhe aktgjykimin në tërësi.

Kallxo.com në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast.

https://kallxo.com/gjykata-shpall-denimin-per-plagosjen-pasi-lopet-hyne-ne-are/

 

.