Vllahiu: Të Gjithë Duan Ta Gjejnë Një Rrugë Për të Dalë Nga Kriza
30.9.2014 - 10:26
“Që të gjithë janë për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza. Mbetet ende te liderët e partive politike dhe deputetët që ta gjejnë një zgjidhje”, u shpreh Vllahiu.
Ai tha se zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nuk komentoi mundësinë që emrat e bartësve të institucioneve të sillen “në zarf”.
“Fjalët e qytetit nuk dua t’i komentoj”, u shpreh shkurt Arbër Vllahiu.