Kandidati i LDK-së flet për martesat mes gjinisë së njëjtë dhe shamiat në shkolla

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selim Shabani tregon në një intervistë për KALLXO.com, se kauza të cilën do ta shtyjë përpara nëse merr mandatin e deputetit nga votat e qytetarëve, do të jetë mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Ai tha se është kundër martesave mes gjinisë së njëjtë dhe shamive në shkolla.

Selimi tregon tutje se në Komunën e Shtimes, problemet kryesore janë, papunësia, krimi, korrupsioni dhe nepotizmi.

Ai tha se nuk do të votojë kundër qëndrimit të Grupit të tij Parlamentar por thotë se mund të kenë mes vete mendime të ndryshme.

Fushatën kandidati thotë se po e bën me mjete financiare personale.

Ai thotë edhe se nëse merr mandatin do të fokusohet vetëm në pozitën e deputetit, deri sa shton se pasurinë e ka të të ndarë në mënyrë të barabartë me bashkëshorten e tij.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LDK, Shaban Selimi:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Shaban Selimi: Kauza kryesore ka me qenë mbrojtja e integritet dhe sovranitetit të shtetit tonë, Republikës së Kosovës

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Shaban Selimi: Besoj që në qoftëse performanca jem është e suksesshme dhe e dij vetëm se jam i dobishëm në pozitën e deputetit, kam me provu me vazhdu edhe një mandat tjetër.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Shaban Selimi:. Duhet me u ul krimi, korrupsioni të gjitha fenomenet apo dukuritë që janë tu e mundu qytetarin tonë të Kosovës, me u rrit siguria, me u rrit niveli i jetesës, më u rrit niveli i qëllimeve shëndetësore, arsimit, kulturës, me u rrit niveli i lirisë qarkullimit jashtë e mrena vendit, kjo është ajo që është ma e dobishme.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Shaban Selimi:  Nevoja kryesore është punësimi, niveli u ultë i punësimit, niveli i krimit, korrupsionit, nepotizmit. Këto janë çështje që njëherë e mire duhet të kthehemi në fund. Ne mendojmë se ka ardh momenti dhe koha që ti qasemi çështjeve që e bëjnë qytetarin e vendit tonë, Komunës tonë mu ndi te njerëzit që i përfaqësojnë i besueshëm, të jetë një personalitet kredibil i cili ka me punu dhe fokusu me qenë në mbrojtjen e interesave qytetare

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Shaban Selimi : Lidhur me këtë çështje edhe si subjekt kem një numër të ekspertëve që në bashkëpunim me ta do të fokusohemi dhe do t’i marrim ato prioritete që janë ose amendamente që janë më të dobishme për me bë një intervenim ose interferim  në ndryshimet e amendamentet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Shaban Selimi : Absolut, jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Shaban Selimi : Qëndrimi është qëndrim i subjektit dhe mundet me pas mendim ndryshe, mirëpo qëndrimi duhet t’i qëndrojmë konsekuent.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Shaban Selimi: Sidomos shtresa e varfër prej dhe nga vij, një ambient  ku njerëzit dojn me ndje, prek dorën e pushtetit që është i interesum, i kujdesshëm për me ja zgjidh hallet dhe nevojat e tyre.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Shaban Selimi: Patjetër që këtu duhet institucionet që do të krijohen për me ndërmarrë për arsye se problemi kryesor është ndotja e ambientit, sidomos ndotja e lumenjve, ndotja e sipërfaqeve publike aty ku dora e pushtetit nuk vërehet ose vërehet shumë pak.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Shaban Selimi : KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Shaban Selimi: Po, patjetër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Shaban Selimi: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Shaban Selimi: KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Shaban Selimi:  KUNDËR

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Shaban Selimi:  KUNDËR

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Shaban Selimi: Po, e meritojnë diaspora me heq këtë, diaspora ka kontribu shumë për neve.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Shaban Selimi:  Ma shumë vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Shaban Selimi: Momentalisht jam pronar i një biznesi,kam të punsun dy puntor, kjo është për momentin.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Shaban Selimi: Përafërsisht të hyrat mujore sillen 1500 euro.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Shaban Selimi: Ajo është 50-50.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Shaban Selimi:Privat

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Shaban Selimi: Aty ku shkojnë edhe qytetarët, se kem me ju kriju ambient me pas përkujdesje shëndetësore si publik si privat.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Shaban Selimi: Një private, një publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Shaban Selimi: Në punë publike vetëm një, në private të gjithë punojnë, në përjashtim dy fëmijët.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Shaban Selimi: Me mbet në atë 51% shtetërore, patjetër.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Shaban Selimi: Me asgjë.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilën keni me lanë gjurme/trashëgimia juaj si deputet?

Shaban Selimi: Me sjellje korrekte, sinqertë edhe të vendosur në mbrojtje të interesave qytetare të Republikës së Kosovës.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Shaban Selimi: Nashta për çdo muaj nga një.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Shaban Selimi:  Aq sa më krijohet mundësia, hapësirë aq ma tepër aq ma mirë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Shaban Selimi: Mbi dhjetë vjet.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Shaban SelimiAq sa krijon hapësira në parlament.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritët aktakuzë?

Shaban Selimi: Menjëherë.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Shaban Selimi: Patjetër, po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Shaban Selimi:  Kishte me qenë mire ma pak se 15 me pas.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Shaban Selimi: Një.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Shaban Selimi: Absolut se jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Shaban Selimi: Patjetër,po.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Shaban Selimi: Patjetër.