Edhe një bashkëpartiake e Pal Lekajt kundër monopolit në homologim

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka thënë se është kundër monopolit në homologim. Por, sa ishte në  qeverisje partia e saj, ministri në detyrë dhe bashkëpartiaku i saj, Pal Lekaj, ia vazhdoi një kompanie monopolin në homologim.

Kundër, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës është edhe shitjes së Telekomit të  Kosovës.

Por, kandidatja për deputete tha se është për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr, ndonëse tha se do të angazhohet në legjislaturën e ardhshme për mbrojtjen e ajrit dhe ambientit në përgjithësi.

Ajo premtoi se nëse i merr votat për deputete do ta mbaj vetëm një vend pune.

 Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidates së AAK-së, Teuta Haxhiu:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Teuta Haxhiu: Unë do të bëhem deputete. Fusha ime parësore dhe që e quaj vetëm një lloj eksperte është arsimi. Nuk do t’i ndahem asnjë herë, do të jem zëri ashtu siç kam qenë, nuk pretendoj të jem më e mirë, sepse është një  kohë, janë tri mandate. Ashtu siç kam qenë do të vazhdoj të jem zëri i tyre.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Teuta Haxhiu: Marrja e përgjegjësive të bën të ndihesh tepër përgjegjës, jo vetëm për votuesit e tu po për të gjithë qytetarët e vendit. Nuk i iki përgjegjësisë.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Teuta Haxhiu: Gjithçka që është në  interes të prodhimeve vendore, do të duhej të ulen si taksa, prodhimet çoftë në bujqësi apo edhe të tjera. Taksë ne kemi për ata që duhet, 100% taksë deri në njohje.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Teuta Haxhiu: Amandamentet e para do jenë rritje buxhetit në fushat e aftësimit dhe trajnimit të mësimdhënësve. Gjithçka që lidhet me shkollat, do të insistoj bërjen tërheq të nxënsve tanë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Teuta Haxhiu: Problem ende i pazgjidhur, problemi me ujë të pijshëm për 24 fshatrat të Rekës së keqe, ku unë jetoj në komunë të Gjakovës. Infrastruktura ende kërkon, janë disa fshatra me nam që kanë nevojë për rrugë .

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Teuta Haxhiu: Asnjëherë, derisa të jem unë në politikë partia ime do të jetë AAK.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Teuta Haxhiu: Shumë herë ka ndodhë dhe nuk kam pasur asnjëherë problem.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Teuta Haxhiu: Grupi që duhet me ndihmu me u fuiqizu është gruaja në përgjithësi, dhe është në një përqindje të vogël, mbi 50 përqind, që do të  jetë target i imi ku do që të shkoj. Pa dashur t’i lë anash edhe personat me nevoja të veçanta.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Teuta Haxhiu: Ajri dhe ambienti në përgjithësi është brengë e imja për 27 vite, prej kur unë e kam kapur ditarin në dorë. Gjithçka që lidhet me ambientin, unë i thërras qytetarët që kë do që e shohin që gjuan mbeturina në vend tjetër, le ta lajmërojnë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Teuta Haxhiu: Unë jam për me pas rrymë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Teuta Haxhiu: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Teuta Haxhiu: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Teuta Haxhiu: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Teuta Haxhiu: Për fuqishëm.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Teuta Haxhiu: Kundër, fuqishëm.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Teuta Haxhiu: Kundër, fuqishëm.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Teuta Haxhiu: Gjithçka që  ndërtohet dhe dëmton lumenjtë , nuk jam për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Teuta Haxhiu: Kundër, gjithçka ka qenë  politike dhe favorizim i kolegjeve private.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Teuta Haxhiu: Kundër monopolit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Teuta Haxhiu: Nuk mund të them, e kemi me kushtetutë. Është diçka tjetër se çfarë ndjejë, gjithëçka që është kushtetuese nuk mund të them se jam ndryshe.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Teuta Haxhiu: Në shkollat publike nuk jam kurrë bartjes së tyre ka shumë arsye.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Teuta Haxhiu: Jam për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Teuta Haxhiu: Gjithçka që është kundër ligjit, jam për ta respektuar ligjin.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Teuta Haxhiu: Heqja e kartonit është e vonuar, jam për heqjen.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Teuta Haxhiu: Askush, asnjë herë nuk ma ka financuar.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Teuta Haxhiu: Vetëm një jam duke e mbajtë dhe vetëm një do ta mbaj.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Teuta Haxhiu: Paga e deputetit. Pasuria e imja personale është një veturë dhe një banesë që ende nuk po arrij me e përfundu që  tri mandate. Pronat janë pasuri e vjehrrit te burri.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Teuta Haxhiu: Dmth, vetëm banesa është e imja, që është e vetmja, ndërsa pasuria tjetër është e përbashkët.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Teuta Haxhiu: Asnjë herë privat, publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Teuta Haxhiu: Çdo herë në spitale ku shkon qytetari.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Teuta Haxhiu: Dy janë në publike dy në private, fatkeqësisht nuk kanë regjistru fakultet të mjekësisë, ka shkuar në privat. KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Teuta Haxhiu: Gjithë fëmijët e mi janë të moshës madhore. Një  është punësuar në këtë  punësimin e famshëm, në postë. Kurse të tjerët janë të  papunë. Burri punon pa qenë unë  deputete.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Teuta Haxhiu: Me mbetë nën qeverisjen shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Teuta Haxhiu: Kushtëzimet nuk i dua, i kushtëzoj me projekte për qytetareve jo të individëve.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti/puna me të cilën keni me lënë gjurmë/trashegimia juaj si deputete?

Teuta Haxhiu: Arsimi, është 1-shi, 2-shi, 3-shi.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Teuta Haxhiu: Në mandatin e kaluar nuk ka pasur seancë që unë si kam pasur dy pyetje, por nuk të ka ardhur radha sepse janë shtyer dhe shumë  herë u ka hubi kuptimi.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Teuta Haxhiu: Pretendoj ta kemi një  zyre në komunë që të kemi takime me qytetarë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Teuta Haxhiu: Të gjitha makinat që nuk e ndotin ambientin, sepse nuk janë të gjithë qytetarët deputetë, nuk janë të gjithë qytetarët të kenë paga sikur ne. Çdo veturë që është e shëndoshë le të jetë në rrug .

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Teuta Haxhiu: Shumë kam inicu, shumë vonë kanë ardhur në shprehje.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Teuta Haxhiu: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Teuta Haxhiu: Kryeministri im nuk pret që me rrëzu dikush.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Teuta Haxhiu:  Gjithçka që është me ligj, do ta votoj.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Teuta Haxhiu: Një, maksimumi.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Teuta Haxhiu: Asnjë herë, kur e di unë që se meriton.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Teuta Haxhiu: Personalisht gjithë, po  edhe partia jonë ka vendos një rregull jam e sigurt që gjithçka do të jetë transparente.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Teuta Haxhiu: Gjithë, krejt hapur.