Teuta Haxhiu (AAK). Foto: Kallxo.com

Haxhiu kritikon Nagavcin për përshëndetjen e mysafirëve në Kuvend përmes dhënies së dorës

Arbërie Nagavci ka përshëndetur mysafirët që ishin në sallë gjatë debatit parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës.

Nagavci i ka përcjellë mysafirët që ishin në seancë dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin.

Nagavci tha angazhimi do të jetë me më shumë përkushtim dhe seriozitet në veprime.

“Faleminderit që ishin këtu dhe na konsideroni partner në realizimin e objektivave e synimeve që ju përfaqësoni përmes organizatave tuaja për secilin person me nevoja të veçanta në Kosovë”, tha ajo.

E nuk ka munguar reagimi i deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu e cila i tha Nagavcit se “nuk do të duhej t`ua jepni dorën mysafirëve që shkuan pak më herët sepse është shkelje e masave dhe është jo në rregull sot për sot këtu”.