Foto: KALLXO.com

Teuta Haxhiu i drejtohet Listës Serbe: Ju i përfaqësoni interesat e Beogradit

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, tha se shqiptarët që jetojnë në cn e Jugut, paguajnë qira për vite të tëra, përderisa pronat e tyre sipas saj janë të uzurpuara në Veri dhe se askush nuk ju ka dal në ndihmë.

Haxhiu tha se komisioni ka qenë disa herë në Veri dhe se e kanë lutur deputeten Jasemina Dediq, nga Lista Serbe që t’iu lë takim me kryetarin e Komunës, por sipas Haxhiut, ajo nuk iu është përgjigjur kësaj kërkese.

“Unë e kam kolegen Jaseminen në Komision dhe e kemi lut si komision më shumë se 1 muaj me na bo takim në komunë. Ne e kemi prit 1 orë para objektit të komunës dhe nuk na ka prit askush, i kemi ftuar në Kuvend nuk na ka ardhur askush”, tha ajo duke shtuar se institucionin e Kuvendit e kanë injoruar.

Haxhiu iu drejtua kolegëve të Listës Serbe duke thënë se nuk e kanë ngritur zërin asnjëherë për serbët që jetojnë në komunat e tjera të Kosovës.

“Ju atje që po tregoni që janë diskriminu serbët kënd e përfaqësoni ju. Kur e keni ngrit zërin për serbët që jetojnë në Graçanicë që paguajnë rrymë kur that që ata paguajnë rrymë e pjesa tjetër në veri nuk paguajnë rrymë. Kur thatë u që ata serbët që jetojnë në pjesët tjera të Kosovës janë të diskriminuar. Ju nuk i përfaqësoni ata ju i përfaqësoni interesat e Beogradit”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se banorët shqiptarë në veri kanë nevojë ne t’iu dalin në ndihmë pa interesa personale, subjektive e partiake.

Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, tha se asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur iniciativë pozitive për atë pjesë.

Simiq: Debati për problemet e shqiptarëve në veri është bërë për t`u fol keq

Këto diskutime janë bërë gjatë debatit parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,