Racial discrimination abstract concept vector illustration. Discrimination based on skin colour, racial or ethnic origin, bullying and harassment, equal rights, prejudice abstract metaphor.

Hulumtimi i ri zbulon një lidhje të pazakontë midis ngacmimit në vendin e punës dhe besimit në teoritë e konspiracionit

Njerëzit që përjetojnë ngacmim në vendin e punës kanë më shumë gjasa të përfshihen në teori konspirative, ka zbuluar një studim i ri shkencor.

Studimi i ri bazohet në idenë se përvojat e abuzimit mund të prodhojnë besime konspirative, pasi të dyja janë të lidhura me faktorë të ngjashëm psikologjikë, të tillë sikurse ndjenjat e paranojës.

Hulumtimi u krye nga shkencëtarët nga Universiteti i Nottingham dhe Universiteti i Parisit Nanterre, dhe u botua në revistën shkencore Social Psychology.

Teoritë e konspiracionit përkufizohen si shpjegime të ngjarjeve të rëndësishme që përfshijnë komplote sekrete nga grupe të fuqishme dhe keqdashëse, dhe këto grupe mund të variojnë nga shkencëtarët dhe mjekët deri tek shefat e vendeve të punës.

Studimi i ri bazohet në kërkimet e mëparshme shkencore që kanë treguar se përvoja e jetës mund ta rrisë ndjeshmërinë ndaj teorive konspirative dhe eksploron teorinë se përvojat negative në vendin e punës mund të ndëlidhen me zhvillimin e besimeve konspirative.

Përvojat e abuzimit mund të ndikojnë ndjeshëm tek viktima në një sërë mënyrash, dhe zhvillimi i besimeve konspirative është një tjetër pasojë e dëmshme. Ne besojmë se viktimat e dhunës së bashkëmoshatarëve mund t’i gjejnë teoritë e konspiracionit tërheqëse, sepse përvojat e dhunës së bashkëmoshatarëve i promovojnë pikërisht ata faktorë psikologjikë, si pafuqia, të cilët shihen si një mundësi për zhvillimin e besimeve konspirative, shpjegon udhëheqësi i studimit, Dr. Daniel Jolley, asistent profesor i psikologjisë sociale në Universitetin e Nottingham.

Në fakt janë kryer dy studime. I pari mati përvojat e 273 njerëzve me një sërë veprimesh negative dhe tregoi se përvojat e ngacmimit në vendin e punës ishin të lidhura pozitivisht me besimin në komplote. Po kështu, rezultatet treguan se njerëzit që kishin përjetuar ngacmim në vendin e punës kishin më shumë gjasa të raportonin ndjenja të shtuara të paranojës, e cila shoqërohej gjithashtu me pranim më të madh të besimeve konspirative.

Në një studim tjetër, 206 pjesëmarrësve iu kërkua ose t’i imagjinonin njerëzit duke u ngacmuar në vendin e punës ose duke u dhënë mbështetje pozitive në punë. Ata që imagjinonin një mjedis abuziv kishin gjithashtu më shumë gjasa të besonin në teoritë e konspiracionit.

Ne kemi parë gjatë pandemisë COVID-19 se si teoritë e konspiracionit mund të marrin hov dhe spirale, me shumë që qarkullojnë dhe fitojnë tërheqje, veçanërisht rreth vaksinimeve. Puna jonë tregon se si besimet konspirative mund t’i mobilizojnë njerëzit në mënyra që janë të dëmshme për një shoqëri që funksionon mirë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptojmë se si formohen besimet konspirative. Nëse arrijmë t’i kuptojmë rrënjët e faktorëve që ndikojnë në to, ne mund të zhvillojmë mënyra për t’i trajtuar ato. Ne rekomandojmë që hapat e ardhshëm të jenë zhvillimi i mjeteve për mbështetjen e viktimave në përpjekje për ta parandaluar lidhjen midis ngacmimit dhe shfaqjes së teorive të konspiracionit, përfundon Jolley./EurekAlert

Përgatiti: Nuhi Shala