Ilustrim

Limak do t’i kërkojë dëmshpërblim Qeverisë për grevën e kontrollorëve ajrorë

Greva gati një javore e kontrollorëve ajror do t’i kushtojë Qeverisë së Kosovës me pagesë të dëmeve ndaj kompanisë “Limak”.

Kontrollorët e trafikut ajror më 15 shkurt të këtij viti njoftuan se do të hyjnë në grevë për shkak të pakënaqësisë me ligjin e pagave që ishte miratuar në fillim të muajit, mirëpo greva ishte ndërprerë më 22 shkurt pasi që ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, deklaroi se do të punojnë për trajtimin e kërkesave të kontrollorëve ajror si shërbim të veçantë.

Sipas kompanisë ‘Limak’ që menaxhon me Aeroportin janë gjithsej 24 fluturime që nuk janë realizuar për shkak të grevës së kontrollorëve ajror.

“Gjatë periudhës prej 13 deri më 16 shkurt 2019 si pasojë e grevës së paralajmëruar nga Kontrollorët e Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror-ASHNA, në ANP “Adem Jashari” nuk janë realizuar 12 fluturime në arritje dhe 12 në nisje”, thuhet në përgjigjen e kompanisë Limak për Gazetën Jeta në Kosovë.

Udhëtarët e këtyre fluturimeve, sipas kompanisë janë riprogramuar dhe u është mundësuar udhëtimi i tyre.

Limak thotë se marrëveshja e partneritetet publiko-privat që Limak ka me Qeverinë e Kosovës në mes tjerash thotë se dëmet duhet paguar nga pala që i ka shkaktuar ato.

Rrjedhimisht, Limak pritet të kërkojë kompensimin e dëmit për këto fluturime.

“Dëmet ekonomike në raste të tilla janë çështje të definuara me marrëveshjen e Partneritetit Publiko-Privat që ne kemi me Qeverinë e Kosovës dhe si të tilla janë të garantuara. Në bazë të kontratës, dëmet financiare nga ndërprerja e punës e shkaktuar nga njëra palë duhet të kompensohen dhe kjo është e obligueshme për të gjitha palët”, thuhet në përgjigjen e kompanisë “Limak” për Gazetën JnK.

Zyrtarët e Limak-ut nuk u janë përgjigjur pyetjes së Gazetës JnK se sa është dëmi që ata konsiderojnë dhe do e kërkojnë nga Qeveria e Kosovës.

Përfundimi i grevës kishte ardhur pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror

Gazeta JnK ka kontaktuar me ministrin Pal Lekaj, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

 

https://kallxo.com/perfundon-greva-e-kontrolloreve-te-trafikut-ajror/

Emisioni Jeta në Kosovë vitin e kaluar kishte transmetuar hulumtimin “Aksham Pazar” në 4 emisione me Aeroportin e Prishtinës ku dy kallëzuesit Bujar Ejupi dhe Erzen Shileku kanë treguar për shkeljet e kontratës në mes të Qeverisë dhe kompanisë Limak.

Në njërin prej emisioneve ishin trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e Aeroportit nga kompania Limak.

https://kallxo.com/video-aksham-pazar-me-aeroport-nderkombetar-3/?fbclid=IëAR1HËGG5ZUpFHd4LpelPexrhHYhZpXNvIlIr7KbXo-3vfKObT447Dks2hjg

.