Gjakovë, këmbësori goditet nga vetura

Një këmbësor në lagjen Dardania në Gjakovë është goditur dje nga një veturë.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 08:00, ku janë përfshirë një automjet dhe këmbësori.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është duke u trajtuar në QKUK.

Ndërsa personi i cili ka shkaktuar aksidentin, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.