Foto: Kallxo.com

FOTO -  Prishtina e mbytur në bërllok, reagon Shpend Ahmeti

Si pasojë e borxhit që kompania regjionale “Pastrimi” ka ndaj kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, që nga dita e djeshme është ndalur grumbullimi dhe largimi i mbeturinave në komunat që kjo kompani operon.

Si rezultat kryeqyteti i Kosovës gjatë ditës së sotme ishte i mbytur nga bërlloku, si pasojë e mosgrumbullimit të tyre.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë  se “Pastrimi” para vitit 2012 nuk ka paguar me rregull  dhe ka krijuar borxh prej mbi 1 milion euro.

“Për çudi, tani Deponia (kompani e qeverisë) e ka dërgu “Pastrimin” në përmbarim dhe ia ka blloku llogaritë bankare me që rast e lënë kompaninë edhe pa naftë. Po ashtu ka tërhjekë një shumë të konsiderueshme të mjeteve. Kërkojmë nga qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që të bëhet zhbllokimi i llogarive sa më parë në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Shpresojmë se kjo nuk do bëhet për arsye politike”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se në mënyrë emergjente do të huazojë naftë për kompaninë.

Ndërkohë kompania “Pastrimi”, ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me furnitorin e derivateve, ku u mundësua furnizimi me naftë, ndërsa edhe komuna e Prishtinës ka ofruar ndihmë prej 4 mijë litra naftë.

KALLXO.com sjell fotot e bërllokut në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com