Kandidatët për gardianë të burgjeve - Foto: KALLXO.com

FOTO: Interesim shumë i madh për gardianë të burgjeve

Persona të shumtë po presin në radhë për të hyrë në test për t’u bërë gardianë të burgjeve të Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur më 8 tetor konkurs për 60 gardianë për Burgun e Gjilanit dhe 60 për Burgun e Sigurisë së Lartë.

KALLXO.com mëson se rreth 1.500 persona janë duke iu nënshtruar testit me shkrim për pozitën e gardianëve.

Testi po mbahet në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Këto janë disa fotografi nga pritja e kandidatëve për të hyrë në test dhe nga ata që tashmë i janë nënshtruar testit.