Foto: Ilustrim

Vdekja e të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, suspendohen drejtori, zv.drejtori dhe dy zyrtarë të Qendrës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S., zëvendësdrejtorin F.H., mbikëqyrësin F.L. dhe zyrtarin korrektues M.H.

“Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre”- thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditur se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në qelinë e tij.

SHKK përmes një komunikate për media thekson se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të Qendrës dhe Emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Tutje, potencohet se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

I burgosuri në qendrën e paraburgimit në Gjilan gjendet pa shenja jete, nuk dihen shkaqet e vdekjes