SHKK

Një i burgosur sulmohet me mjet të mprehtë në Dubravë

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës është sulmuar me mjet të mprehtë nga një i burgosur tjetër.

Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje pas përfundimit të shëtitjes në koridorin e Pavijonit 1 në Dubravë.

ShKK bën të ditur se viktima nuk ka pësuar lëndime serioze.

“Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka mundur t’i shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A” – thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe është inicuar procedurë disiplinore ndaj kryesit të veprës.

“Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët janë duke u marr me rastin, rast të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është inicuar procedura disilpinore. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar komisionin hetimor, i cili është duke hetuar rrethanat e ngjarjes”- thuhet në njoftimin e ShKK-së.