SHKK bastis dhomat e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit në prag të festave të fundvitit

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njoftoi të premten se në prag të festave të fundvitit, gjatë kësaj jave ka realizuar bastisje të dhomave dhe të të gjitha hapësirave të përbashkëta.

Sipas njoftimit, kjo është bërë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit.

“Në disa qendra bastisjet janë realizuar në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të gjithë të burgosurit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë bastisjes”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, SHKK-ja bëri të ditur se bastisje të tilla do të realizohen në vazhdimësi në të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt.