Toleranca ndaj orientimit seksual
“Jeta në Kosovë”, sonte diskuton për tolerancën ndaj orientimit seksual.
Çfarë ndodhi më 14 dhjetor, kur Revista “Kosova 2.0” lansoi në Pallatin e Rinisë numrin më të ri të revistës, me tematikë “Seksi”?
Pse u ndërpre kjo ngjarje nga një grup ekstremistësh dhe huliganësh? A ka dështuar policia e Kosovës që të parandalojë sulmet?
A mund të koekzistojmë në një shtet, i cili i respekton edhe të drejtat e komunitetit fetar, edhe të drejtat e homoseksualëve?
Pse janë këto dallime aq të mëdha për njërin apo grupin tjetër të shoqërisë kosovare?
Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Sami Kurteshi – Avokat i Popullit;
Nita Luci – ligjëruese e antropologjisë në UP;
Imer Mushkolaj – analist;
Gëzim Kelmendi – deputet, Partia e Drejtësisë dhe
Bujar Gjikokaj – Lëvizja Bashkohu.
BIRN-i, gjithashtu, transmeton edhe reportazhin e gazetarit Alban Selimi që tregon se cilat janë qëndrimet e “Plisave” dhe të organizatës “Paqja Studentore”.
“Jeta në Kosovë”, sonte transmetohet nga ora 20:00, menjëherë pas lajmeve qendrore në RTK.