Dy ish-komandantë të UÇK-së udhëtojnë sot për në Hagë

Dy ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot pritet të udhëtojnë për në Hagë.

Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa janë thirrur për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Lushtaku dhe Mustafa pritet që nesër të merren në pyetje nga Prokuroria e Specializuar.

Nuk është bërë e ditur ende nëse Lushtaku e Mustafa janë ftuar si të dyshuar, si të akuzuar apo si dëshmitarë.

Sami Lushtaku gjatë kohës viteve 1998/99 ka komanduar luftëtarët e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, ndërsa Rrustem Mustafa ata të Zonës Operative të Llapit.

Të dy janë gjykuar për krime të pretenduara ndaj civilëve.

Lushtaku e Mustafa nuk janë eprorët e vetëm të UÇK-së që janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, nga Gjykata e Hagës janë ftuar 11 luftëtarë.

“Nuk dua të spekuloj por, për momentin janë ftuar diku 11 vetë, i dimë emrat dhe mbiemrat por kolegët nuk i kanë bërë publike, por ne i dimë”, tha dje Gucati për KALLXO.com.

Gucati gjithashtu e quajti Gjykatën Speciale të panevojshme dhe raciste.

https://kallxo.com/kryetari-i-ovl-uck-se-11-pjesetare-te-uck-se-jane-te-thirrur-per-ne-hage/

Së paku një prejt të ftuarve nga Gjykata e Hagës ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës.

Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, ka paralajmëruar se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Madje, ai u ka bërë thirrje edhe bashkëluftëtarëve të tij  që të veprojnë njëjtë.

https://kallxo.com/komandanti-i-uck-se-refuzon-ftesen-e-gjykates-speciale/

Ftesat për t’u paraqitur në Hagë ish-luftëtarët kanë nisur t’i marrin në fillim të muajit dhjetor 2018.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kishte reaguar për shkak se në këto ftesa nuk shkruante nëse të ftuarit janë në cilësinë e të dyshuarit, të akuzuarit apo të dëshmitarit.

https://kallxo.com/shtate-ftesa-ne-hage-kmdlnj-reagon-per-menyren-e-thirrjes/

www.kallxo.com