Foto Arkiv: Atdhe Mulla

Pasuria e deputetit pensionist

Pasuria e deputetit më të vjetër të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci brenda një viti ka shënuar një rritje të lehtë.

Për dallim nga vitit i kaluar, Mikullovci ka deklaruar se këtë vit ka pak më shumë para të gatshme në bankë. Vitin e kaluar i kishte 2 mijë 100 euro, ndërsa këtë vit ka thënë se i ka 2 mijë e 800 euro.

Sa i përket pasurisë së paluajtshme deputeti i VV-së edhe këtë vit në Agjenincë kundër Korrupsion e ka deklaruar një shtëpi në vlerë 90 mijë euro që është e bashkëshortes së tij.

Por Mikullovci në dallim prej vitit të kaluar, këtë vit ka deklaruar edhe një veturë të bashkëshortes së tij Peugeot 106 me vlerë 2 mijë euro.

Kurse si të hyra vjetore i ka deklaruar pagën dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës në vlerë rreth 24 mijë e 477 euro.