Kryeprokurori Admir Shala

Kryeprokurori i Prizrenit me kredi për të mbyllur kredinë paraprake

Admir Shala u zgjodh kryeprokuror i Prizrenit, në dhjetor të vitit 2016.

Kryeprokurori Shala në deklarimin e pasurisë ka deklaruar një banesë të blerë në vitin 2011 në vlerë prej 65 Mijë Euro, në pronësi të veten.

Në vitin 2018 kryeprokurori Shala si pasuri të paluajtshme kishte të deklaruar edhe shtëpinë e ‘e blerë nga familja’ që ishte vlerësuar 100 Mijë Euro, por në vitin 2019 Kryeprokurori Shala ka deklaruar se shtëpia familjare e deklaruar në vitet paraprake është larguar nga formulari, pasi që tani i njëjti jeton  jashtë bashkësisë familjare dhe nuk ka të drejtë pronsore në atë shtëpi.

Admir Shala vazhdon të vozisë veturën e njëjtë që kishte edhe  më parë, të llojit Audi A3 të verësuar në shumën prej 16.500 Euro.

Për dallim nga viti 2018, kur kryeprokurroi Shala kishte të deklaruar kursime në shumën prej 500 Euro, në vititn 2019 Shala ka deklaruar 7 mijë euro para të gatshme të mbajtura  në institucionet financiare, këto pa i përfshirë paratë e gatshme të bashkëshortes së tij.

Për sa i përket detyrimeve financiare kryeprokurori Shala ka deklaruar se ka detyrime ndaj një banke në Kosovë, dhe se qëllimi i detyrimit është  kredi për blerjen e veturës dhe mbyllja e kredisë paraprake.

Të hyrat vjetore për vitin 2019 si kryeprokuror Shala ka të deklaruar pagën vjetore në lartësinë prej  26 mijë e 514 Euro,  përderisa paga vjetore e kryeprokurorit në vitin 2018 ishte rreth 10 Mëjë Euro më e vogël, pasi që në vititn 2018 Shala kishte të deklaruar si pagë vjetore  shumën prej 16 Mijë e 334 Euro.

Kryeprokurori Shala pos pagës vjetore ka deklaruar edhe shtesa dhe mëditje tjera nga Këshilli Prokurorial dhe organizata tjera  në shumën prej 4,239.62.