Komunarët e Mamushës të dhënë pas suxhukut e mishit të terur

Darkat dhe drekat e komunarëve të Mamushës, janë pothuajse në të gjitha rastet të shoqëruara me mish.

E si lloje më të preferuara nga ta është ‘suxhuku i Bosnjës’ si dhe mishi i terur, ndërsa më pak të preferuar kanë mishin e kombinuar.

KALLXO.com ka analizuar tri fatura të drekave dhe darkave zyrtare, të cilat janë të mbushura me lloje të ndryshme të mishit.

Në këto darka janë ngrënë 20 porcione mish i terur, të cilat kanë kushtuar 60 euro, poashtu janë ngrënë 42 porcione ‘suxhuk Bosnje’ të cilat kanë kushtuar  192 euro, si dhe janë ngrënë 19 porcione mish i kombinuar të cilat kanë kushtuar 247 euro.

Të gjitha këto porcione të mishrave të ndryshme, buxhetit të vogël të komunës së Mamushës i kanë kushtuar hiq më pak se 499 euro.

KALLXO.com në kuadër të dosjes ‘Sa Han Kryetari’ ka raportuar se komunarët e Mamushës një pjesë të madhe të buxhetit e shpenzojnë edhe në mish të pulës.

Poashtu KALLXO.com ka raportuar se Mamusha është një ndër komunat e pakta të Kosovës e cila buxhetin e saj nuk e harxhon në alkool.

8 Dhjetor 2017

Mish i terur (proshutë viçi) 6×3=18

Suxhuk Bosnje 14×5=70euro

Mish i kombinuar  8×13=104euro

12 Dhjetor 2017

Mish i terur 14×3=42euro

Suxhuk Bosnje 19×5=95euro

Mish i kombinuar 11×13=143euro

20 prill 2018

Suxhuk Porcion 9×3=27euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.