Pamje nga Mamusha. Foto: Kallxo.com

Komunarët e Mamushës merakli të pulave

Se komunarët e Mamushës janë merakli të mishit, e tregon fakti që shumica e faturave të drekave dhe darkave zyrtare kanë sasi të madhe të produkteve të mishit.

Po më shumë se mishin e viçit, komunarët e Mamushës preferojnë mishin e pulës, në faturat e analizuara nga KALLXO.com vërehet se ky lloj i mishit konsumohet shumë.

Në gjashtë faturat e analizuara, komunarët e Mamushës kanë ngrënë 280 porcione mish të bardhë të cilat buxhetit të vogël të kësaj komune i kanë kushtuar hiq më pak se 832 euro.

Ndonëse Komuna e Mamushës është një ndër komunat më të vogla në Kosovës KALLXO.com ka vërejtur se disa nga drekat e kësaj komuna kapin shifrën afër 2 mijë euro, me ç;rast edhe ka kërkuar sqarim nëse bëhet fjalë për faturë mujore apo ditore mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë sqarime deri në publikimin e këtij teksti.

KALLXO.com është duke e bërë publikim e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari për të gjitha komunar e Republikës së Kosovës.

 

Komuna e Mamushës

6 FATURA

280 Porcione të mishit të bardhë

832 euro

19 dhjetor 2017

Mish i bardhë porcion 100×3.30=330euro

12 korrik 2018

Mish i bardhë 3×3.00=9euro

20 prill 2018

Mish i bardhë ½ porcion 25×1.50=37.50

Mish i bardhë porcion 45×3.00=135euro

27 prill 2018

Mish i bardhë porcion 52×3.00=156euro

21 dhjetor 2018

Mish i bardhë porcion 20×3.00=60euro

26 prill 2018

Mish i bardhë porcion 35×3= 105euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.