Abdylhadi Krasniç. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Komuna e Mamushës shpërblen me nga 100 euro secilin nxënës
22.12.2020 - 20:43
Komuna e Mamushës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për secilin fëmijë që vijon shkollën në këtë komunë.
Kjo ndarje e parave do të bëhet për nxënësit parashkollorë, ata të shkollave fillore dhe mesme të ulëta si dhe ata të shkollave të mesme.
Sipas kryetarit të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, janë rreth 1,000 nxënës në komunë që do t’i marrin nga 100 euro.
Komuna e Mamushës është komuna e parë në nivel të Kosovës që e ka bërë një shpërblim të tillë të nxënësve.
Vendimi është marrë nga Asambleja Komunale.